Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Mot i vranët e me shi ka mbajtur gjatë ditë së sotme ndërsa temperatura ka lëvizur nga 9 deri në 20 gradë celsius.

  • Për nesër parashihet të mbajt mot i ligë me reshje të kohë pas kohshme të shiut kurese temperatura do të jetë e ngjajshme me ditën e sotme e cila do të variojë nga 9 deri në 20 gradë celsius
  • Reshjet e shiut parashihen të vazhdojnë gjatë gjithë javës ku edhe gjatë së enjtës do të mbajt mot i ligë ndërsa parashihen dhe rrufe kurse temperatura do të variojë nga 9 deri në 17 gradë celsius.
  • Për të premtën parashihet përmirësim i motit me pak diell e vransira të pjesshme ndërsa temperatura do të variojë nga 9 deri në 21 gradë celsius.
  • Të shtunën parashihet që temperatura të luhatet nga 11 deri në 22 gradë celsius ndonëse gjatë kësaj ditë parashihet mot i ligë me reshje shiu.
  • Reshje shiu parashihen dhe për të dielën ndërsa temperatura do variojë nga 11 deri në 21 gradë celsius.
  • Mot i ligë parashihet dhe gjatë javës së ardhshme ku të hënën temperatura do të variojë nga 11 deri në 21 gradë celsius.

Read Previous

Lautaro mesazh për Messin: Shtëpia jote është Barcelona

Read Next

Formati i ri i Ligës së Kampionëve: Grafiku tregon qartë se si do të funksionojë