MAShTI: Në këto data mbahet testi i arritshmërisë

MAShTI ka publikuar vendimin për njoftimin se kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit. Testimi do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.

Më 4 korrik do të mbahet pjesa e pare e testimit e cila përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.

Ndërkaq, më 11 korrik do të mbahet testimi i njohurive për lëndën e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë.

Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme. /EO

Read Previous

FFK për garat e klubeve serbe: Cenim i sovranitetit të Kosovës

Read Next

Lajçak takon Bislimin e Petkoviqin, pritet të diskutohet marrëveshja dhe aktualiteti