GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale
Për shefin e kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, djegia e veturave të serbëve të cilët i kanë konvertuar targat e makinave të tyre në RKS, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, shpërfaqë planin e Serbisë për të krijuar një klimë frike në vigjilje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, kishte bërë të ditur se të enjten pas mesnate në Veri të vendit janë djegur tri vetura me targa RSK, pas dy veturave të djegura të mërkurën në mesnate, po ashtu me targa RKS, të cilat u përkasin qytetarëve me nacionalitet serb.
Fajtorë për shkatërrimin e pronës private, sipas Velës, janë strukturat ilegale të Serbisë, të cilët sipas tij vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit të serbëve në Veri.
“Mbrëmë janë djegur edhe tre makina të tjera vetëm se kishin targa RSK. Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela në rrjetin e tij social në Twitter.
Zgjedhjet për katër kryetarë komunash veriore të Kosovës dhe dy asamble komunale do të duhej të mbaheshin në dhjetor të vitit të kaluar, por ato u shtynë për 23 prill të këtij vit, pas kërkesës së ndërkombëtarëve që të mos vazhdohet tutje me procedura të rregullta, meqë situata në terren nuk e mundësonte.
Nevoja për zgjedhje lindi pasi në mënyrë të organizuar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, tërhoqi kryetarët e komunave, deputetët, ministrat dhe gjithë stafin administrativ nga institucionet e Kosovës.
Largimi nga institucionet u bë si shenjë proteste për disa shkarkime që ndodhën në radhët e policisë, përfshirë komandantin serb të stacionit në veri, meqë ata nuk i përfillen urdhrat e dhëna me vendim qeveritar, për gjobitjen e të gjitha veturave me targa ilegale “KM”.
Më pas, kur qeveria u pajtua ta shtyjë zbatimin e vendimit, Lista Serbe u deklaruar se si kusht për t’u kthyer në institucionet kanë fillimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kosova është pajtuar që ta themelojë Asociacionin me Marrëveshjen për Rrugën Drejt Normalizimit të Raporteve me Serbinë, por Lista Serbe prapë refuzoi të regjistrohet në Komisionin Qendror Zgjedhor për t’u futur në listë të partive që garojnë.
/AlbanianPost/