Sot në vendin tonë ka mbajtur mot i vranët e me reshje shiu ndërsa temperatura ka lëvizur nga 1 e deri në 14 gradë celcius.
• Për ditën e nesërme parashihet të mbajë mot me diell, ku temperaturat do të variojnë nga -2 e deri në 7 gradë.
• 0 e deri në 12 gradë do të jenë temperaturat e së mërkurës, ditë kjo që do të karakterizohet nga rrezet e diellit.
• Moti me diell pritet të vazhdojë edhe të enjtën, me temperatura që pritet të lëvizin nga 6 e deri në 15 gradë celsius.
• Nga 7 e deri në 16 gradë gradë celsius do të variojnë temperaturat gjatë së premtës.
• Moti me shi e kohë pas kohe me vranësira do të mbizotërojë të shtunën me temperatura maksimale që do të arrijnë deri në 18 gradë celcius.
• Reshjet e shiut parashihet të vazhdojnë dhe gjatë të dielës kurse temperatura do të variojë nga 5 deri në 14 gradë celsius.