Zyrtare: Tottenhami shkarkon Antonio Conten

LONDON, ENGLAND – OCTOBER 15: Antonio Conte, Manager of Tottenham Hotspur looks on prior to the Premier League match between Tottenham Hotspur and Everton FC at Tottenham Hotspur Stadium on October 15, 2022 in London, England. (Photo by Tottenham Hotspur FC/Tottenham Hotspur FC via Getty Images)

Tottenhami ka bërë të ditur seka shkarkuar zyrtarisht Antonio Conten nga pozita e trajnerit.

Deklaratat e fundit shpërthyese ndaj klubit dhe lojtarëve të italianit dhe rezultatet e dobëta bënë që Spurs të shkarkojnë italianin.

“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë të Antonios në Klub. Falënderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.

“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner”.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy shtoi më tej në konfirmim: “Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Ligën Premier dhe kemi një luftë në duart tona për një vend në Ligën e Kampionëve. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të rriten për të siguruar përfundimin më të lartë të mundshëm për Klubin tonë dhe mbështetësit e mahnitshëm dhe besnikë”.

/Telegrafi/

Read Previous

Edhe një javë deri në mbylljen e afatit për deklarimin e pasurisë, 2 mijë zyrtarë ende nuk e kanë filluar këtë proces

Read Next

Gjashtë të vdekur, përfshirë pesë fëmijë, pas një aksidenti në një autostradë të Tennessee