Takimi Biden-Von der Leyen, flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe Propozimin evropian

epa10514134 European Commission President Ursula von der Leyen (L) and US President Joe Biden (R) sit for talks in the Oval Office of the White House in Washington, DC, USA, 10 March 2023. The leaders are set to discuss Ukraine, energy security, climate crisis and China during their meeting. EPA-EFE/BONNIS CASH / POOL

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në takimin e së premtes në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidentja e KE-së në një konferencë për media u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse kanë diskutuar për dialogun, ndërkaq njoftoi se e kanë biseduar edhe këtë temë shkurt.

“E kemi prekur këtë temë shkurt… Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.  Nuk është e lehtë dhe ende ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por e rëndësishme është se po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët për këtë dialog”, ka thënë Von Der Leyen.

Ajo foli edhe për Propozimin evropian, gjersa theksoi se është një plan i mirë në tavolinë dhe shpreson në konstruktivtetin e të dyja palëve.

“Është një plan i mirë në tavolinë, ne presim dhe shpresojmë që dy palët të jenë konstruktive”, tha ajo.

/Telegrafi/

Read Previous

Në Shqipëri, gjashtë viktima nga aksidentet brenda 24 orëve

Read Next

Kurti për takimin në Ohër: Shpresoj të nënshkruhet marrëveshja më 18 mars