Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, të martën më 7 mars do ta pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimi pritet të mbahet rreth orës 11:15, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Gjermanisë.
Në njoftim thuhet se po ashtu pritet të caktohet data e takimeve për Procesin e Berlinit.
“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synimin për rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera të diskutimit do të jenë çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.
Takimi i Procesit të Berlinit në Tiranë do të mbahet në fillim të vjeshtës.
/KlanKosova/