Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Pakistanit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.

Me ambasadorin Junaid, Presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Mes tjerash, Osmani falënderoi Pakistanin për mbështetjen e Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me ç’rast ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij në këtë drejtim.

Në raport me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.

/KlanKosova/

Read Previous

Trepça mund të marrë deri në 20 milionë euro hua, pas vendimit të Qeverisë

Read Next

Shala deklarohet i pafajshëm, gjykimi vazhdon më 27 mars