Joao Cancelo prezantohet te Bayern Munich

Bayern Munichu ka konfirmuar transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.

Klubi gjerman njoftoi se e transferoi portugezin në formë huazimin nga klubi anglez.

Bavarezët do të kenë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, ndërsa raportohet se shuma do të jetë mbi 70 milionë euro.

“FC Bayern ka nënshkruar me portugezin Joao Cancelo në huazim nga Manchester City”.

“Mbrojtësi 28-vjeçar transferohet në Mynih në një marrëveshje fillestare deri në fund të sezonit aktual”, thuhet në njoftimin e Bayernit. /Telegrafi/

Read Previous

Tragjedi në Brazil: Autobusi i ekipit të futbollit bie nga ura, 4 të vdekur dhe 29 të plagosur

Read Next

Raporti për korrupsionin, përkundër përparimit Kosova mbetet larg standardit të BE-së