Mehaj: 2023-ta do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë vit i fuqizimit të ushtrisë së Kosovës.

Mehaj tha se kjo do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

“Viti 2023, do të jetë vit i fuqizimit të ushtrisë, investimit jo vetëm në pajisje por dhe në ngritjen e përgatitjes profesionale të ushtarakëve tanë, të cilët do t’i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend dhe rajon por edhe më gjerë, si forcë e një vendi, anëtare e NATO-s, në një të ardhme të afërt”, tha Mehaj.

I pari i Mbrojtjes në Kosovë ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, ku ka prezantuar të arriturat e ministrisë që ai drejton.

/KlanKosova/

Read Previous

Të shtënat masive në Kaliforni, i dyshuari gjendet i vdekur në një furgon pasi vrau 10 dhe plagosi disa të tjerë

Read Next

Kurti i kërkon më shumë punë kabinetit qeveritar në vitin 2023