Ministri i Brendshëm ukrainas ndër 18 të vdekurit nga rrëzimi i helikopterit

Minsitri i Brendshëm i Ukrainës, Denis Monastyrsky, zëvendësi i tij, Yevgeny Enin dhe një zyrtar tjetër, janë në mesin e të paktën 18 të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit pranë një çerdheje në rajonin e Kievit.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 10 të tjerë po trajtohen në spital.

Ministri ishte me tetë të tjerë në helikopter. Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën, thanë zyrtarët, kur helikopteri u rrëzua në periferi të Brovary.

Shefi i policisë kombëtare, Ihor Klymenko, shkroi në Facebook se helikopteri i përkiste shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Pas përplasjes një zjarr shpërtheu pranë kopshtit dhe fëmijët dhe stafi u zhvendosën nga ndërtesa. Mbetjet nga helikopteri ishin të dukshme jashtë një ndërtese të djegur.

Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin para se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

22 persona janë dërguar në spital, duke përfshirë 10 fëmijë, tha Klymenko, raporton BBC.

Read Previous

Kurti: Nuk do të dëshironim që Zvicra t’i tërheqë ushtarët e saj nga Kosova

Read Next

Rrëfimi i mbesës së Al Capones: Ishte baba i dashur