Nuk do të ketë më asnjë pengesë vizash mes Kinës dhe Shqipërisë.
Kështu ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në median sociale Facebook ka shkruar se brenda një muaji, do të hapet tërësisht rruga për udhëtarët shqiptarë, të cilët duan të vizitojnë lindjen e largët.
“Lajmi i mirë. Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan kreu i Qeverisë.
Së fundmi, pas tre vitesh izolim, Pekini zyrtar i ka hapur kufijtë për vizitorët, por është duke u përballur edhe me një fluks të shtuar të pandemisë COVID-19.
Disa vende, kanë marrë mbi këtë premisë masa për të kërkuar tampon për çdo person që vjen nga Kina.
Ndërsa, për Shqipërinë, një vendim i tillë ene nuk është marrë. /Albanianpost.com