Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin se janë arrestuar të dyshuarit me iniciale N.B dhe B.B, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë, gjatë një pune operative hetimore me dt.05-06.01.2023, kanë identifikuar të dyshuarin N.B shtetas të Republikës së Kosovës, i cili po transportonte me veturë substance narkotike që dyshohet të jetë marihuana, ashtu që gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur 40 qese me substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme 42.506 kg, të cilat janë sekuestruar.
Po ashtu me datë 06.01.2023 ka vazhduar kontrolli dhe bastisja në objetin dhe lokalet përcjellëse të firmës B.C në Gjakovë, ku gjatë kontrollit janë gjetur 12 qese me substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme 6.383 kg, të cilat janë sekuestruar dhe në lidhje me këtë është arrstuar i dyshuari B.B.
Në lidhje me rastin aksioni ka vazhduar edhe në dy lokacione tjera në Prishtinë dhe Podujevë, ku gjatë kontrollit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 88 gr substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit kokainë dhe dy shishe qelqi me vaj kanabisi, si dhe një revole me 24 fishek.
Me urdhër të prokurorit të pandehurit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve të lartcekur, për shkak të veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.