A po mbështesin ukrainasit njohjen e pavarësisë së Kosovës?

Kanë kaluar më shumë se 2 javë që prej kur deputeti Ukrainas, Oleksiy Goncharenko, një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovoës, nisi peticionin me një kërkesë të qartë – njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar.

Peticioni në fjal mbrenda 3 muajve duhet të mbledh 25 mijë nënshkrime të qytetarëve ukrainasë, në atë mënyrë që presidenti, Volodymyr Zelensky, të përgjigjet kësaj kërkese.

Megjithatë deri më tani peticionin në fjalë e kanë nënshkruar vetëm 4 mijë e 941 qytetarë ukrainas.

Duhen edhe mbi 20 mijë nënshkrime apo rreth 275 nënshkrime në ditë duke logaritur afatin e skadimit të këtij peticioni, në atë mënyrë që Kievi zyrtar të fillojë të konsiderojë njohjen apo jo të pavarësisës së Kosovës.

Afirmimi i shtetësisë së Kosovës nga ana e Ukrainës do të dëshmonte mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

Paçka, arsyet se pse ukrainasit me nënshkrimin e tyre nuk po iniciojnë një nisëm qytetare e cila mund të kulmonte me një njohje të pavarësisës së Kosovës nga Ukraina nuk dihën ende.

Ndryshe Goncharenko, që së fundmi mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë të dhënë për Albanian Post, muaj më parë kishte konfirmuar qëllimin e tij të qartë, se ai me doemos do të punojë që Kievi zyrtar të ndryshojë pozicionin e tij në raport me Kosovën.

“Kosova ka të drejtë në pavarësinë e saj, por përtej të drejtës tani më të vërtetë është momenti i duhur për Ukrainën që të shprehë mbështetjen për Kosovën”, kishte deklaruar ai. /Albanianpost.com

Read Previous

Publikohen deklaratat tatimore të ish-presidentit amerikan Donald Trump

Read Next

Analistët: Aktiviteti i grupit Wagner tregon dobësinë e ushtrisë ruse