Murati jep njoftimin me rëndësi: Ata që kursejnë rrymën këtë muaj, subvencionohen në janar

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit për faturën e muajit nëntor të energjisë elektrike, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse.

“⚡️ Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe 💰 për muajin nëntor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11”.

Për nëntor, janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim. Për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.

Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin.”, shkruan Murati.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Bühler: Retorika kërcënuese e Serbisë është e patolerueshme

Read Next

Prokurori i Shtetit: Ngriten 113 aktakuza për 128 persona për vepra të ndryshme penale