Ky është mesazhi në arabisht që bllokoi aeroportin me kërcënimin për bombë

Kërcënimi me mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” alarmoi organet e rendit mëngjesin e djeshëm. Udhëtarët dhe personeli i aeroportit u evakuuan, por pas kontrolleve të kryera rezultoi se kërcënimi ishte i rremë. Mesazhi që ka shkuar në emailin e Aeroportit dhe që ngriti në këmbë të gjithë. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në emaili që u dërgua në adresën elektronike zyrtare të aeroportit ishte në gjuhën arabe.

‎”شقيقنا أ.ب موجود في السجن في جنيلان ، إذا لم تطلق سراحه بحلول الساعة 12 ظهراً.  تم وضع 3 عبوات ناسفة ستنفجر في مواعيدها في مواقع مختلفة في هذا المطار هذا ليس انذار كاذب وفقنا الله وفي تمام الساعة 12:00 سنحتفل وستشعرون بغضب الله الله اكبر كوسوفو جمهورية كوسوفو” – ky është mesazhi që vuri në lëvizje Policinë, raporton Sinjali.

Bazuar në një përkthim që mund t’i bëhet këtij mesazhi lidhet thuhet se “vëllai jonë është në burg dhe nëse nuk e lironi deri në orën 12:00, do të shpërthejnë 3 mjete shpërthyese në këtë aeroport”.

Policia u njoftua menjëherë nga zyrtarët e aeroportit, me ç’rast njësitë përkatëse dolën në vendin e ngjarjes. Aeroporti u mbyll përkohësisht, për t’u hapur pas përfundimit të kontrolleve të kryera, ku nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes.

Teksa funksionimi dhe qarkullimi në aeroport iu kthye normalitetit, Policia vazhdoi me procedurat e tjera për inicimin e rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale tashmë kanë  nisur hetimet për këtë rast.

Read Previous

Digjen dy kamionë në Veri të cilët ishin vendosur në barrikada

Read Next

Rusia bombardon Ukrainën, lëshon 100 raketa nga ajri dhe deti