Të paktën 38 persona kanë vdekur pas ngrirjes së rëndë të Arktikut që vazhdon të godasë ShBA-në dhe Kanadanë.
Zyrtarët thonë se 34 njerëz vdiqën në të gjithë ShBA-së, ndërsa zona më e goditur është Buffalo, në qytetin e Nju Jorkut, raporton BBC.
Katër viktima u shënuan në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull pranë qytetit Merritt, në provincën perëndimore të British Columbia.
Shtrirja e stuhisë së dimrit ka qenë e paprecedentë, nga Kanadaja në jug dhe deri në Rio Grande.
Shteti perëndimor amerikan i Montanas është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në -50F (-45C)./Sinjali/