Me duartrokitje u pritën kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSHDK dhe Ballit Kombëtar, nga banorët e fshatërave Dol, Kusar Pjetërshan, Raqë dhe Moglicë. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve nënkryetari i AAK-së dhe njëherit kryetari i këtij subjekti, dega në Gjakovë, Ardian Gjini i tregoi tri detyrat kryesore të këtij koalicioni.
Kandidatët për deputetë kërkuan votën e banorëve të kësaj ane. Vota e secilit prej nesh është e rëndësishme për mirëqenien e vendit tonë u tha në këtë rast.