Në 16 ndeshje sa i kanë zhvilluar deri më tani, në kuadër të Ligës së Parë ku tashmë garojnë, basketbollistët e klubit “Gjakova e Re” kanë arritur të regjistrojnë 7 fitore e 9 humbje.
Driton Rraci, që ka rolin e trajnerit tek ekipi Gjakova e Re, tha që deri më tani ndeshjet që kanë ju kanë shkuar mirë.
Rraci na foli edhe për vështirsitë që kanë hasur në zhvillimin e seancave stërvitore.
Ndërsa Bleonis Tanushi, një ndër basketbollistët më të dalluar të ekpit na tregoi për dallimet që sipas tij kanë Liga e parë, dhe Liga e Dytë e basketbollit të Kosovës.
Theksojmë që Liga e Parë e basketbollit kosovar, përbëhet nga 11 ekipe, ku akualisht KB “Gjakova e Re”, gjindet në pozitën e 8 me 23 pikë të grumbulluara.