Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha këtë të mërkurë se është në “interesin” e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit që aktualisht nuk janë në BE, t’i bashkohen bllokut.
Shumë vëzhgues kanë paralajmëruar më parë se Rusia mund të përpiqet të përdorë ndikimin e saj në rajon për të destabilizuar BE-në.
Scholz përshëndeti ringjalljen e bisedimeve të pranimit në BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në muajt e fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnjë dhe Hercegovinës statusin e kandidatit, duke iu bashkuar Shqipërisë, Moldavisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët të gjithë aspirojnë bashkohen me bllokun.
Komentet nga kancelari gjerman vijnë një javë pasi Austria bllokoi Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilët u bënë anëtare të BE në 2007, nga bashkimi me zonën Shengen të bllokut. /Albanianpost.com