Pas suksesit që pati Viti Ndërkombëtar i Maleve në 2002-in, Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 11 Dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të Maleve.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi u ngarkuar me përgjegjësinë e drejtimit të kësaj Dite.
Dita Ndërkombëtare e Maleve është një mundësi për të rritur ndërgjegjen mbi rëndësinë e maleve në jetën tonë dhe për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të maleve.
Dita Ndërkombëtare e Maleve zhvillohet çdo vit me një temë të caktuar në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm të maleve./Koha.net/