Sveçla flet nga Ura e Ibrit: Situata e qetë, ka kapacitete për t’u mbajtur zgjedhjet

Pas zhvillimeve të fundit në veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot tek Ura e Ibrit.

Nga atje, ai tha se ka shumë punë në qytet, dhe arsyeja e shkuarjes së tij atje, ishte koordinimi i punëve.

Tutje, Sveçla ka thënë se situata është e qetë dhe se kanë kapacitete për të mbajtur zgjedhjet, dhe t’i sigurojnë zgjedhjet.

“Policia e Kosovës bën plane të saj dhe në bazë të vlerësimit të saj, ne i shtojmë kapacitetet aq sa ka nevojë”, tha tutje ministri, njofton Klankosova.tv.

Sveçla poashtu tha se respekton opinionin e ambasadorit amerikan, i cili sot tha se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

“E respektojmë opinionin ambasadorit amerikan, janë institucionet ato që vlerësojnë aspektin e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha ai.

/KlanKosova/

Read Previous

Eksporti i mjedrave, Kurti: Shembull i potencialit tonë, në 8 vitet e fundit Kosova ka prodhuar afër 29,000 tonelata

Read Next

Hovenier: Të punohet me ndërkombëtarët për parandalimin e korrupsionit, prokurorët e gjyqtarët ta kryejnë punën e tyre