Ekzekutohet me plumb pas koke 42-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në Garnstrasse, pjesën jugore të qytetit Krefeld, shkruan Bild.

“Pati një të shtënë në Garnstrasse. Një person ka vdekur”, tha një zëdhënës i policisë me kërkesë të agjencisë gjermane të shtypit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë gjermane, autori ose autorët e kanë qëlluar shqiptarin në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër, teksa ai lëvizte me biçikletë.

Për këtë ngjarje, vijojnë hetimet për zbardhjen e saj dhe gjetjen e autorëve.

/Telegrafi/

Read Previous

Vdes punëtori në QKUK, i njëjti ishte lënduar para një muaji në vendin e punës

Read Next

Reforma zgjedhore, komisioni drafton së shpejti ligjin