Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Albin Kurtin.
Ai ka potencuar se me Kurtin kanë biseduar për shmangien e përshkallëzimit të mëtejmë të situatës.
“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave për targa, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun me Serbinë janë rruga më e mirë për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.”, ka shkruar Chollet.
Ndryshe, mbrëmë Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se me Derek Chollet kanë folur për marrëveshjen e plotë të normalizimit me Serbinë./KosovaPress