Në një shtëpi në Gjakovë hajnat vjedhin para e stoli ari

Një femër ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, mjete punë si dhe disa sende tjera.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:20 në fshatin Lubizhdë të Gjakovës.

Tutje siç bëhet e ditur në raport rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person/a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së saj dhe nga aty kanë vjedhur  para të gatshme, stoli ari , mjete  pune si dhe disa sende tjera. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. 

/Telegrafi/

Read Previous

Moti në Gjakovë për ditët në vijim

Read Next

Shkencëtari që shpëtoi dhe vrau miliona njerëz