“Për ta bërë Amerikën të lavdishme”, Trump shpall kandidaturën për president në 2024

Former US President Donald Trump speaks at the Mar-a-Lago Club in Palm Beach, Florida, on November 15, 2022. – Donald Trump pulled the trigger on a third White House run on November 15, setting the stage for a bruising Republican nomination battle after a poor midterm election showing by his hand-picked candidates weakened his grip on the party. Trump filed his official candidacy papers with the US election authority moments before he was due to publicly announce his candidacy. (Photo by ALON SKUY / AFP) (Photo by ALON SKUY/AFP via Getty Images)

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.

“Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”, u tha Trump mbështetësve në resortin e tij, Mar-A-Lago, në Florida.

Njoftimi vjen një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat përcaktojnë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan.

Partia Republikane e Trumpit doli më keq seç pritej në këto zgjedhje dhe shumë prej kandidatëve që ai mbështeti, nuk arritën të fitonin.

Trump, manjat i pasurive të patundshme, befasoi me fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016, kur mundi ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Ai tha se nuk po garon sërish për shkak të politikës, por për shkak të dashurisë së tij për Shtetet e Bashkuara.

“Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, unë po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Gjatë katër vjetëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri histori si presidenti i parë që u akuzua dy herë formalisht.

Herën e parë, ai u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit amerikan, por më pas u lirua nga këto akuza.

Herën e dytë, akuzat kishin të bënin me sulmin e mbështetësve të tij kundër Kongresit amerikan, më 6 janar, 2021, në përpjekje për të penguar tranzicionin paqësor të pushtetit te presidenti atëherë i zgjedhur, Joe Biden. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar. /REL/

Read Previous

Super kompjuteri parashikon se kush do ta fitojë Kampionatin Botëror

Read Next

Frank Sinatra – E kaluara sekrete dhe lidhja e tij me mafian