Ancelotti zbulon nëse Real Madridi ka nevojë për një sulmues të ri

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka përsëritur se klubi nuk ka plane për një transferim në janar.

Karim Benzema, është larg formës së tij më të mirë këtë sezon, pasi vuan shpesh nga problemet shëndetësore, por Ancelotti nuk beson se ka nevojë për një sulmues të ri.

“Planet tona nuk përfshijnë asnjë transaksion në tregun e transferimeve në janar”, tha trajneri italian. Mendoj se Rodrigo ka një potencial të madh në pozicionin “nëntë”. Unë e shoh atë si qendërsulmues ose si sulmues në të ardhmen”, tha Ancelotti.  

/G.D abcnews.al/

Read Previous

Zyrtare: Liverpool del në shitje

Read Next

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë