Neville: Ronaldo duhet të largohet, ai nuk mund ta pranojë stolin

Sipas Gary Neville, komentatori aktual në Sky Sports beson se qëndrimi i portugezit nuk i ndihmon as skuadrës dhe as vetes, pasi nuk e duron dot qëndrimin në stol.

“Cristiano Ronaldo duhet të shkojë diku tjetër dhe të luajë çdo javë, sepse ai nuk mund të pranojë të jetë në stol. Është hera e dytë që Cristiano Ronaldo largohet nga Old Trafford përpara se skuadra e tij të kthehej në dhomën e zhveshjes. Më duhet të them, si dikush që e njeh dhomën e zhveshjes, se kjo është e papranueshme. Kur shikoni nëse duhet të zgjidhni mes Cristiano dhe Manchester United, skuadra është më e mirë pa të. Dhe Erik ten Haag e di këtë. E vetmja gjë që Cristiano dhe klubi mund të bëjnë është të takohen javën e ardhshme dhe t’i japin fund marrëdhënies së tyre.”, vuri në dukje Neville, i cili e kishte CR7 si shok skuadre në qëndrimin e tij të parë në klub. /G.D abcnews.al/

Read Previous

Zbulohen detajet e kontratës së Mbappe me PSG-në

Read Next

​Shqipëria dhe Kosova përballen sot në kualifikimet për Evropianin U17 të vajzave