Zelensky thirrje poetëve: Shkruani për terroret që Rusia i ka shkaktuar Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, u ka kërkuar poetëve të shkruajnë për terroret që i janë shkaktuar vendit të tij nga forcat ruse.

Zelensky këtë thirrje e bëri nëpërmjet një video-mesazhi në panairin e librit në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Në vend që të importojë kulturë, Rusia importon vdekjen. Kështu që unë ju kërkoj, ju lutemi bëni gjithçka për t’i bërë njerëzit të dinë për terrorin që solli Rusia në Ukrainë”.

“Njohuria është përgjigjja. Librat, skenarët dokumentarë, artikujt, raportet – këto janë përgjigjet.”

/KlanKosova/

Read Previous

Vendi ku mund të nisë lufta bërthamore SHBA-Rusi

Read Next

​Hajdari: Ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar në Kosovë