Minstri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media ka thënë se ka filluar punën e tij për të shërimin e pacientëve jashtë vendit.
Sipas tij, faji qëndron tek qeveritë e kaluara.
“Gjatë gjithë këtyre viteve një numër i qytetarëve kërkuan kujdes jashtë vendit dhe jashtë institucioneve publike për të cilat qeveria ndan një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare. Ky proces ka qenë i rregulluar dobët por ne planifikojmë ta rregullojmë atë dhe tashmë kemi filluar duke krijuar marrëdhënie me institucionet e jashtme që janë mjaft konkurrese edhe në ekspertizë edhe në çmime”, ka deklaruar Latifi.
Kreu i dikasterit të shëndetësisë ka theksuar edhe mungesën e mundësive të trajnimit.
“Mungesa e mundësive të trajnimit dhe financimit dhe hulumtimeve shkencore dedikuar institucioneve shëndetësore të Kosovës e kombinuar me keqmenaxhim ndër vite ka shkaktuar pabarazi të mëdha më të cilën po përballemi sot”.
/Albanianpost.com