Në vazhdën e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës edhe në veri të vendit, ka nisur edhe rregullimi i pikave kufitare atje. Këto ditë po punohet në rregullimin e pikës kufitare në Jarinje.
Zv.ministri i Instrastrukturës Hysen Durmishi ka treguar se janë duke investuar në rregullimin e pikave kufitare për të përmirësuar dhe lehtësuar punën për Policinë Kufitare.
“Pas Morinës e Bërnjakut pika kufitare në Jarinjë ka ndryshuar pamjen. Do të vazhdojmë me Merdaren dhe pikat tjera kufitare”, tha zv. ministri i Infrastrukturës./Sinjali.com/