Mes tyre edhe Kosova, tri shtete të Ballkanit cak i sulmeve kibernetike, kush fshihet pas Iranit

Eksperti Fabian Zhilla thotë se Shqipëria nuk është i vetmi objektiv i sulmeve kibernetike në rajon.

Ai ka treguar se në fokusin e sulmeve kibernetike gjatë 24 orëve të fundit ka qenë edhe Kosova, ku siç tha është sulmuar platforma e ngjashme me e-Albania shqiptare.

Sipas tij, sulmi i fundit kibernetik ka qenë i koordinuar mes Iranit dhe shërbimeve sekrete ruse, çka e vë Shqipërinë dhe Kosovën në fokus të këtyre sulmeve.

“Nuk është vetëm Shqipëria në fokusin e sulmeve, është edhe Kosova. Nuk kemi thjesht një sulm iranian. Fakti që është përfshirë edhe Kosova, të dyja janë në fokus të sulmeve të koordinuara ruse dhe iraniane”, tha eksperti.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerët iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur me sulm kibernetik këtë të shtunë.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”./Sinjali/

Read Previous

Amerika shënon sot 21-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Read Next

11 shtatori, ngjarja që ndryshoi dhe tronditi botën (FOTO)