Champions League/ Triumfojnë PSG, Real Madrid dhe Manchester City, ngec Milan

Kanë përfunduar gjashtë sfidat e mbrëmjes në UEFA Champions League. PSG, Real Madrid, Manchester City, Benfica dhe Shakhtar Donetsk kanë arritur të marrin fitore në sfidat respektive.

Super sfida e ditës, ajo mes PSG-së dhe Juventus-it e luajtur në “Parc des Princes” përfundoi 2-1 për vendasit.

Kylian Mbappe shënoi dy golat e vendasve në minutën e pestë dhe të 22. Weston McKennie shënoi për bardhezinjtë në minutën e 53.

Takimi tjetër i këtij grupi, H, mes Benfica-s dhe Maccabi Haifa-s përfundoi në shifrat 2-0 për portugezët. Rafa Silva në minutën e 49 dhe Alejandro Grimaldo në minutën e 54 realizuan për vendasit.

Në ndeshjen e Grupit E, Milan ka barazuar 1-1 ndaj Salzburg në transfertë. Noah Okafor në minutën e 28 shënoi për vendasit. Kuqezinjtë reazliauan me anë të Alexis Saelemaekers në minutën e 40.

Real Madrid fitoi pastër 3-0 në fushën e Celtic. Vinicius Junior në minutën e 56, Luka Modric në minutën e 60 dhe Eden Hazard në minutën e 77 shënuan për skuadrën spanjolle.

Në takimin tjetër të këtij grupi, F, Shakhtar Donetsk fitoi bindshëm 4-1 në fushën e Leipzig.

Maryan Shved shënoi dy golat e parë për ukrainasit, në minutën e 16 dhe 58. Dy golat e tjerë erdhën nga Mykhailo Mudryk në minutën e 76 dhe Lassina Traore në minutën e 85.

Mohamed Simakan në minutën e 57 realizoi golin e vetëm të skuadrës gjermane.

Në ndeshjen e Grupit G, Manchester City fitoi 4-0 ndaj Sevilla-s.

Erling Haaland shënoi dy gola, në minutën e 20 dhe 67. Phil Foden realizoi në minutën e 58 dhe Ruben Dias vuloi shifrat në të 90+2 minutë.

Më herët u luajtën dy takime: Dinamo Zagreb 1-0 Chelsea dhe Borussia Dortmund 3-0 Kobenhavn. /Albanianpost.com

Read Previous

Kriptovalutat/ Tregu duket gati të “shpërthejë” pas 2 vitesh të vështira

Read Next

Zyrtare: Valon Berisha huazohet në Australi