Prishtinë- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, nën dyshimin për mosdeklarim të pasurisë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Mund t’ju konfirmojmë se rasti është duke u hetuar”, ka thënë Ulaj.
Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj, nën dyshimini për mosdeklarim të pasurisë. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.