30 paqeruajtës nga Shqipëria përfundojnë misionin në Kosovë

30 paqeruajtës nga Shqipëria ia dhanë sot fund misionit të tyre në kuadër të KFOR-it.

Paraprakisht ata morën pjesë në Ceremonia e Paradës së Medaljeve dhe atë të dorëzim-pranimit të detyrës me pasardhësit në kampin Villagio Italia në afësi të Pejës.

Koloneli i shtabit të Komandës Rajonale të KFOR-it, Ivano Marota, u shpreh i kënaqur për punën e kryer nga 30 ushtarët shqiptarë, thuhet në njoftimin e misionit të NATO-s.

Kjo ceremoni u kryesua nga komandanti i sektorit perëndimor të KFOR-it, Ivano Marotta, ndërsa trupat shqiptare udhqëhiqeshin nga kolonelja Razije Mehemti, atasheu ushtarak, kolonel Altin Kurti dhe zëvendës-komandantja Flora Dako. /Klankosova.tv/

Read Previous

Begaj pret Bettel në takim: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor me rëndësi gjeopolitike

Read Next

EULEX-i i bashkohet KFOR-it në patrullimet në veri