Fluturimi AA334 i American Airlines në destinacion nga Nju Jorku në Athinë bëri një ulje të paplanifikuar në aeroportin e Cyrihut.
Pas aterimit, oficerët e policisë kanë hyrë në Boeing 777-223.
Piloti i avionit raportoi një të ashtuquajtur “pasagjer të padisiplinuar” dhe vendosi të ndalet në Cyrih për arsye sigurie. Pasagjeri u shoqërua nga avioni në polici.
“Megjithatë, nuk kishte asnjë rrezik për njerëzit,” tha Renner. zëdhënës i policisë./Indeksonline/