Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri superndeshje

Sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera shumë interesante në Superligën e Kosovës me të cilat edhe do të kompletohet xhiro e dytë e këtij edicioni.

Prishtina do të ballafaqohet me Ferizaj në udhëtim ku do të kërkojë tre pikë të reja.

Një sfidë tjetër shumë interesante do të jetë ajo ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës e cila do të zhvillohet në Gjilan nga ora 17:00. Në po të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshje Ferizaj Prishtina.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku kampioni aktual Ballkani do të ndeshet me Drenicën me fillim nga ora 20:00. /KosovaPress/

Read Previous

VIDEO/ Stuhitë përfshijnë Evropën, viktima në Austri, Francë e Itali

Read Next

Shqipëri, policia sekuestron 84 pako kanabis në formën e çokollatës