Anthony Joshua u mund për të dytën herë nga Oleksandr Usyk, i cili u konfirmua kampion bote në peshat e rënda.
Britaniku e përjetoi keq humbjen, me vendim të gjyqtarëve, dhe pas ndeshjes u shfaq shumë nervoz.
Joshua flaku dy prej rripave të Usyk dhe pamjet e kapura nga kamerat u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.
/abcnews.al/