Vuçiq: Të gjithë duhet të punojmë për një zgjidhje kompromisi me Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha sot në Paris përpara bisedimeve me presidentin francez Emmanuel Macron se çështja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është e lehtë dhe se të gjithë, siç tha ai, “duhet të bëjnë gjithçka që mundemi për të arritur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët “.

“Nuk është e lehtë, unë jam gjithmonë i gatshëm të dëgjoj Macron dhe idetë e tij inovative në mënyrë që t’i afrohem një zgjidhjeje. Jam i sigurt se do të kemi një bisedë të sinqertë dhe të hapur dhe shpresojmë që me udhëheqjen e Presidentit Macron të bëjmë diçka në të ardhmen”, shtoi ai.

Read Previous

Nëse keni këtë lloj lëkure, urime!

Read Next

​Osmani: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit kanë qenë historikisht të fuqishme