Kitaristët e akademisë muzikore ‘’Darmstad’’ performuan mbrëmë në Gjakovë

12 kitaristët të Akademisë Muzikore Darmstad nga Gjermania performuan mbrëmë në Gjakovë, duke dhuruar një natë të paharrueshme për publikun, me tingujt e veprave të njohura muzikore si Vivald, Purchell, Manuell De Falla etj. Kjo nismë u nis nga kitaristi gjakovar Lorik Pylla i cili aktualisht jeton në Gjermani.

Të lumtur që patën mundësi të performojnë para një audience të tillë, u shprehen edhe kitaristët gjermanë.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se mbrëmjet e tilla janë të mirëseardhura në Gjakovë.

Theksojmë se kjo ngjarje kulturore është mbështetur nga drejtoria për Kulturës në komunën e Gjakovës.

Read Previous

Basketbollisti kosovar, shënuesi më i mirë në Evropian

Read Next

Zelensky kërkoi që rusëve t’ju ndalohet udhëtimi nëpër botë, reagon Kremlini