Ekipi shqiptar në CS:GO, Bad News Eagles, bëhet me ndihmës trajner të ri

Pas suksesit të arritur në majorin e CS:GO, që u zhvillua gjatë muajit maj në Antwerp, Belgjikë, ekipi shqiptar i kësaj gare Bad News Eagles, ka arritur që të ngjallë interesim të madh për shumë organizata të ndryshme.

E së fundmi trajneri i këtij ekipi, Klesti Kola, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur që tashmë në rolin e ndihmës trajnerit të ekipit, edhe zyrtarisht është angazhuar Kieran Playfair (@coachKayJay), i cili ka filluar të ndihmojë ekipin që nga muaji korrik.

Kujtojmë që në një intervistë për TV Syrin, trajneri Klesti Kola kishte deklaruar që synimi kryesor i ekpit këtë vit është të arrijnë në top 10 e ekipeve më të mira në CS:GO.

Read Previous

Nita Rakovica, policja e parë shqiptare pjesë e uniformave blu në Zelandën e Re

Read Next

Hermann Hesse, shkrimtari-filozof që krijimtarinë e tij e zhvilloi drejt njohjes së vetvetes