I është mbushur shtëpia plot me nipa e mbesa. Xhavit Zeka nga fshati Rracaj ka 6 fëmijë. 5 prej tyre i ka jashtë vendit, konkretisht në Gjermani e Zvicër. Ai thotë se fëmijët i mungojnë shumë por fatmirësisht dashuria që kanë ata për familjen e për vendlindjen bën që të vijnë shpesh në Gjakovë.
Ai ka vetëm një këshillë për nipat e mbesat, të mos harrojnë gjuhën shqipe!
Teksa kryefamiljari pret ti vijnë edhe djemtë për pushime, në këtë fshat kuptuam që kjo është ndër familjet e shumta në Rracaj ku shumica e familjarëve kanë emigruar në vendet evropiane. Megjithatë është stina e verës ajo që I bashkon të gjithë në vendlindje.