Nga Spanja: Broja në orbitën e Real Madrid

Real Madrid nuk e humb mundësinë për të nënshkruar me talentet më premtues të momentit.

Pasi së fundmi nënshkruan me Aurelien Tchouameni-n nga Monaco, spanjolllët vijojnë të kërkojë për talente në treg.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka në përberjë disa nga talentet më të mëdhenj të futbollit në botë, si Vinicius Junior, Rodrygo, Edouardo Camavinga, si dhe blerja e re Tchouameni.

Gjithashtu ata janë duke monitoruar dhe situatën e Christopher Nkunku-t të Leipzig dhe Jude Bellingham-it të Borussia Dortmund.

Mirëpo, në fazën sulmuese, Real-i ka disa emra në listën e dëshirave. Siç zbulon gazeta spanjolle “Diario AS”, pjesë e kësaj liste edhe dhe lojtari kuqezi, Armando Broja.

Broja aktualisht është pjesë e Chelsea-t dhe ende ka dyshime nëse do të qëndrojë në klub apo do të ndryshojë ambient.

Thomas Tuchel e ka marrë në fazën parasezonale dhe pret shumë prej tij. Ndërkohë, West Ham, Everton dhe Newcastle gjithashtu janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të majme për të.

Nga Real-i, Broja shikohet si një zëvendësues i mundshëm i Karim Benzema-s. Megjithatë, ai nuk është i vetëm në listë.

Përveç Brojes, lista e dëshirave për sulmin e Real Madrid-it përbehët dhe nga shtatë lojtarë të tjerë: Georginio Rutter i Hoffenheim, Brian Brobbey i Ajax, Jonathan Burkardt i Mainz, Sasa Kalajdzic i Stuttgart, si dhe tre yjet e Salzburg Benjamin Sesko, Roko Simic dhe Noah Okafor. /Albanianpost.com

Read Previous

Polonia shton armatimet, shkak lufta në Ukrainë

Read Next

Gucati e Haradinaj do të qëndrojnë në paraburgim në pritje të ankesave të tyre