Ka kohë që qarkullimi për makina ishte ndaluar në rrugën “Skenderbeu”, punimet në këtë segment janë prolonguar dhe kjo ka shkaktuar irritim tek qytetarët. Ardhja e bashkëatdhetarëve e ka vështirësuar edhe më tej situatën në këtë pjesë. Ndalimi i qarkullimit poashtu ka qenë vështirë i përballueshëm edhe për bizneset përreth. Mirëpo këto punime sot pritet të përfundojnë, dhe kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme, pasi ndodhemi në fluksin e ardhjes së mërgimtarëve, kështu ka thënë drejtori i shërbimeve publike Shkumbin Kastrati.
Punimet për finalizimin e këtyre rrugëve pritet të fillojnë në fund të muajit gusht, dhe sipas drejtorit nuk do të kenë kosto shtesë, edhe pse për operatorët kjo ka qenë tejet e vështirë, pasi çmimet kanë pësuar rritje të madhe pas kryerjes së procedurave të kontraktimit.
Operatorët e kontraktuar për shtrimin e rrugëve vazhdimisht kanë kërkuar që të ndryshohen kontratat, mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë.