Hëna e plotë e korrikut mahnit entuziastët e astronomisë (FOTO)

Një pamje e satelitit të Tokës nga Ishujt Kanarie ka mahnitur entuziastët e astronomisë në mbrëmje, ndërsa “Hëna e Drerit” u ngrit në qiell.

Hëna e korrikut është etiketuar si “Hëna e Drerit”, sipas Almanakut të The Old Farmer’s, i cili liston emrat që u janë dhënë hënave të plota nga fiset vendase amerikane.

Hëna e plotë quhet “buck moon” sepse përkon me kulmin e sezonit në të cilin dreri mashkull rrit brirët e rinj. Njihet gjithashtu si “Hëna Bubullima”, sepse stuhitë janë kaq të shpeshta gjatë këtij muaji.

Në vitin 2022, hënat e plota të majit, qershorit, korrikut dhe gushtit të gjitha kualifikohen si superhëna – duke arritur 90% të perigjeut, afrimi më i afërt i Hënës me Tokën./A2news/

Read Previous

Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë, një nga monumentet me arkitekturën më unike

Read Next

Alarm në Britaninë e Madhe për Centaurus, nënvarianti i ri i Omicron