Në fshatin Novosellë të Pejës, pasditen e së premtes është gjetur një mjet shpërthyes.
Rastin e ka raportuar në polici një qytetar i cili e kishte hasur këtë mjet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ato të deminimit të FSK-së, të cilët dyshojnë se ky mjet ka mbetur që nga lufta e dytë botërore.
Në njoftimin e Policisë thuhet se me kujdes është bërë tërheqja e mjetit shpërthyes derisa nuk raportohet për ndonjë incident./Sinjali/