92 pacientë po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19

ShSKUK ka njoftuar se ka shënuar rënie numri i pacientëve të spitalizuar nga COVID-19. Bazuar në raportin e datës 13 tetor 2021, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 92 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19, prej tyre 60 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 19 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 5 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19 dhe Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë.

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë Spitali i Ferizajt, 12 pacientë.

/Telegrafi/

Read Previous

Mësoni si ta çaktivizoni llogarinë e Facebook-ut të personit që vdes

Read Next

Incidenti në “Air Albania”, vjen reagimi i ashpër i FIFA-s