8,4 mln paund nga Britania, projekt zhvillimi në Kukës për të frenuar emigracionin

8.4 milionë paund është financimi më i madh zhvillimor i bërë ndonjëherë nga qeveria britanike në Shqipëri.

Dhe ky projekt është menduar të zhvillohet pikërisht në qarkun e Kukësit, qark ky që është goditur më së shumti nga fenomeni i emigrimit dhe që aktualisht renditet ndër qarqet më të varfër në vend.

Nxitja dhe krijimin e mundësive për punësim dhe natyrisht frenimin e emigracionit të paligjshme drejt Britanisë është qëllimi i këtij projekti dhe mesazhin ambasadori britanik në vendin tonë e ka dhënë në gjuhën shqipe.

Projekti do të zgjasë deri në mars 2026, ndërsa do të funksionojë përmes një zyre të ngritur në qytetin e Kukësit./A2news/

Read Previous

21 misteret që fshihen pas numrit 13-të

Read Next

Zbulohet një mozaik i rrallë 1600-vjeçar i kohës romake në Siri