80 kuti të votave me postë të numëruara

Po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 80 kuti të votave me postë po prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me 69.67% apo 20 mijë e 693 vota.

E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës e cila renditet me 15.17% apo 4 mijë e 506 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 7.98% apo 2 mijë e 369 vota.

Aleanca renditet e katërta me 5.34 apo 1 mijë e 585 vota./reporteri

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Sot 18 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës