52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2185 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 31 persona, prej të cilëve 26 ka dërguar në mbajtje.

Read Previous

Komisioni Evropian forcon kontrollin e eksportit për të kufizuar Rusinë

Read Next

Zelensky i kërkon Trumpit qëndrim të qartë ndaj Rusisë